“Balluku ka vjedhur 50 milionë euro me një të rënë lapsi në tunelin e Llogarasë”- Deputetja e PD nuk u lejua të futej në Parlament: S’isha e përjashtuar! Përgjigjen do të marrin më 7 tetor

Oct 3, 2024 | 12:48
SHPËRNDAJE

Elda Hoti ishte një prej deputeteve të Partisë Demokratike që nuk u lejua të futej në Parlament, pavarësisht se ajo nuk ishte e përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, si shumica e kolegëve të saj.

tensionet kuvend

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD ka publikuar pamjet kur në Kuvend futet ministrja Belinda Balluku, për të cilën thotë se ka vjedhur 50 milionë euro me një të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë.

“Ky është Parlament i hajdutëve dhe krimit të organizuar. Përgjigjen do ta marrin nga Shqiptarët të hënën 7 Tetor në orën 18:00”, shkruan deputetja e PD.

Postimi:

Nuk isha e përjashtuar dhe isha në detyrën time për  të marrë pjesë në seancën parlamentare. Nuk u lejova nga garda në shkelje të çdo ligji dhe rregullorja me urdhër politik.

Ndërkohë kjo zonja “krekoset”.

– Belinda Balluku, ka vjedhur 50 milion euro me një të rënë lapsi ne tunelin e Llogarasë.

– Vodhi dhe do të vazhdojë të vjedhë me rrugën Thumanë-Kashar 1.3 mld €.

– Vjedh çdo ditë me anijet termocentral

– Rriti me 260  milionë euro buxhetin për  vetëm 3 rrugë

– Vjedh çdo ditë me të ashtuquajturën bursë e energjisë.

Ky është Parlament i hajdutëve dhe krimit të organizuar. Përgjigjen do ta marrin nga Shqiptarët të hënën 🗓️7 Tetor ⏰në orën 18:00!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura