Banorë të zonës së lumit të Vlorës janë organizuar në një tubim në qendër të fshatit Drashovicë. Të pranishëm janë dhe ambientalistë nga Tirana e Vlora.
Përfaqësues nga komuniteti i krahinës nga Beshishti në Kuç, me pankarta në duar, kanë bllokuar rrugën nacionale, ndërsa tubimi kundër marrjes se ujit të Lëpushës/Kuç dhe Vjosës, duke e devijuar në drejtime të ndryshme, konkretisht për të furnizuar me ujë zona të bashkisë Himarë, kryesisht ato bregdetare.
Në fjalën e tyre banorët kanë qenë në unison sa i takon problematikës.
“Nuk jemi kundër zhvillimit të turizmit bregdetar, por kurrsesi nuk mund të mbetemi ne pa ujë” thonë ata.
“Të vazhdojë të jetë si deri tani një burim i pashtershëm jete e begatie për ne që e kemi lidhur jetën me këtë vend të mrekullueshëm, por edhe për brezat që do të vijnë pas nesh, – thonë ata. – Devijimi i lumit i shërben vetëm një qëllimi, që është në dëm të gjithë banorëve të mbi 30 fshatrave që prej shekujsh jetojnë në dy anët e lumit, braktisjes dhe shpopullimit të zonës.”
Në sinkron me banorët edhe ambientalisti Sazan Guri, sipas së cilit qeveria mund të shfrytëzojë ujërat e Borshit të cilat derdhen kot, sipas tij, por jo të lërë banorët e Lumit të Vlorës pa ujë.
Kjo është protesta e dytë e zhvilluar dhe sipas banorëve asnjë reagim nuk ka ardhur për ndalimin e asaj që ata e quajtën edhe masakër natyrore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al