Barazimi i tretë radhazi pa gola në kampionat! Napoli i bën bllokadë, Juventusi i Tiago Motës ka harruar të shënojë

Sep 21, 2024 | 20:10
SHPËRNDAJE

Juventusi duket se është futur në krizë goli. Bardhezinjtë e Tiago Motës, regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampion me shifrat 0-0. “Zonja e Vjetër” nuk arriti të shënonte as në duelin e ditës së sotme ndaj Napolit të Antonio Kontes, në një sfidë që rezultoi tepër e luftuar.  

juve napoli

Vlen të theksohet fakti se si Juventusi ashtu edhe Napoli regjistruan nga një gjuajtje në kuadrat gjatë gjithë sfidës.  

Me këtë barazim, Napoli u ngjit në kuotën e 10 pikëve në 5 ndeshje, ndërkohë që Juventusi ka siguruar 1 pikë më pakë në po 5 ndeshje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura