Barazimi pa ngjyra ndaj Juventusit, Fonseka: I kuptoj tifozët që vërshëllyen, unë besoj ende te titulli

Nov 23, 2024 | 23:44
SHPËRNDAJE

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseka, ka theksuar pas barazimit pa shumë ngjyrë ndaj Juventusit se i kuptonte të gjithë tifozët që kishin vërshëllyer ekipin e tij në fund të sfidës, duke mos pëlqyer atë që kishin dhuruar në fushën e “San Siros” të dy skuadrat.

fonseka

“Kur nuk fitohet e pas një ndeshje të tillë, nëse jam tifoz ndoshta e bëj edhe unë këtë. Nuk jam një mbrojtës i kësaj sjellje, por i kuptoj në mënyrë perfekte.

A duhej më shumë kurajë? Pikërisht, nuk kemi rrezikuar shumë. Skuadra kishte gjithmonë dëshirën që të luante në mënyrë të sigurt, por nëse duam të shënojmë gol, duhet të ndërmarrim edhe rreziqe. Normalisht krijojmë gjithmonë situata të ndryshme, por sot skuadra nuk rrezikoi.

A besoj te titulli? Për të tjerët është e vështirë, por unë vazhdoj të besoj. Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe skuadrat e tjera mund të humbasin pikë”, tha Fonseka pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura