Bardhi dorëzon padinë ndaj deputetëve të PS: Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, krim i rëndë që dënohet deri në 3 vite burg

Oct 2, 2024 | 13:19
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

bardhi

“Përpara tre ditësh është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi tjetër i Kuvendit, për të mos zbatuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale sipas Kodit Penal. Dhe Kodi Penal pengimin apo mosekzekutimin e cilëson se është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.

LEXO EDHE: Dokumenti/ PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS: Penguan ekzekutimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Pas mbledhjes së Grupit të PD-së, në një prononcim për media, Bardhi ka folur në lidhje me kallëzimin që u është bërë deputetëve të opozitës në lidhje me djegien e karrigeve të Kuvendit.

Ai tha se djegia e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetëve, është punë e tyre.

“Të akuzosh deputetët e opozitës që kanë kryer krim që këto s’kanë lënë gjë pa vjedhur. Ne akuzohemi se paskemi djegur karriget, që janë mjet i punës. Djegie e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetit. Se ça bëjnë deputetët me mjetet ë tyre të punës, është punë e tyre”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura