Deputeti i PS, Erion Braçe i është përgjigjur Gazment Bardhit, i cili sot në seancën plenare publikoi pjesë nga bisedat në SKY ECC, ku tregohej sipas tij si është zgjedhur drejtori i policisë së Shkodrës.
Ndryshe nga çfarë pretendon Bardhi, Braçe thotë se Drejtori i Policisë së Shkodrës është një nga njerëzit më të ndershëm në radhët e Policisë së Shtetit.
Braçe tha se Mondi, që iu referua Gazment Bardhi është bërë drejtor në 2023, ndërsa komunikimet janë bërë në vitin 2021.
“Një deputet u çua këtu dhe lexoi disa kode dhe e bën këtë në emër të prokurorisë dhe ngriti gishtin dhe ulëriti: Mondi i përfshirë në krimin e organizuar dhe kuysh është Mondi tha? Drejtori i Policisë së Shkodrës.
Mondi, drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar në tetor 2023. Mondi ai që njoh unë dhe që është drejtori i policisë Shkodër është një nga djemtë më të mirë që ka policia e shtetit, një nga djemtë më të ndershëm që ka policia e shtetit dhe që sot në Shkodër nuk kapardisët në hotelet apo restorantet e luksit por ha në mensën e FNSH atj. Mondi është një nga zyrtaret e policisë që ka vënë para përgjegjësisë cdokënd të përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë pas vitesh harrese. Mondi është ai që merr kërcënimi për familjen dhe kurrë nuk ndalet dhe kurrë nuk i lë policët vetë atje”, tha Braçe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al