Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ish-kreu demokrat Lulzim Basha, mohoi përfshirjen në aksident ku thuhej se kishte ndërruar jetë.
Rama, me nota ironike këshillon Bashën të mos e prishë gjumin.
“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkruan Rama, shoqëruar me një ikonë zemre.
Pas këtij komenti nga Rama, nuk ka munguar edhe një replikë nga Basha, i cili shprehet se për kryeministrin “kush nuk vjedh, fle gjumë”.
Përgjigja e Bashës:
E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, “pas shpine”, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.
Përgënjeshtrimi i lajmit nga Basha:
Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.
Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al