Basha përjashtoi 11 deputetë nga Grupi, Deputeti i PD: I vetmi lider që mendon se mazhoranca mundet duke rrudhur opozitën. Duhet të jetë këshilluar me…

Sep 28, 2023 | 15:48
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për vendimin e fundit të Kryesisë së PD-së, e cila përjashtoi 11 deputetë nga grupi Parlamentar.

sula

Përmes një postimi në Facebook, Sula shprehet se përmes këtyre veprimeve “nuk dëshmohet gjë tjetër vecse inferioritetit”

Sipas tij, ky vendim vjen “në shenjë hakmarrje dhe duke paramenduar dashamirësinë që ka mazhoranca ndaj tij, kalon në akte dhe shkresa qesharake duke bërë përjashtime.”

“I vetmi lider që mendon se mazhoranca mundet duke u zvogeluar si opozitë.

Ajo çka ish-kryetari i Partisë Demokratike mund të bëj në këtë moment, është vetëm të shpall aneksimin e tij në këndin e gjumit, por kurrësesi të përjashtojë deputetë nga Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike.

Këto veprime nuk dëshmojnë gjë tjetër vecse inferioritet, dhe konfirmojnë dështimin e pseudo aksionit në terren.

Në shenjë hakmarrje dhe duke paramenduar dashamirësinë që ka mazhoranca ndaj tij, kalon në akte dhe shkresa qesharake duke bërë përjashtime.

Thonë se ish-kryetari i PD ka qenë sërisht në të njëjtin vend ku kanë qenë edhe dy ministra të PS ditët e fundit. Mbase për këtë lëvizje duhet të jetë këshilluar nga ata. Por kjo dëshmon edhe filozofinë e liderit të vetëshpallur se mazhoranca që ka blinduar pushtetet falë djegies së mandative dhe bojkotot të zgjedhjeve të 2019, mund të mundet duke u rrudhur në një grusht njerëzish. QESHARAKE!”, shkruan Sula në Facebook.

Emrat e deputetëve të përjashtuar më herët nga Kryesia e PD-së:

  1. Greta Bardeli;
    2. Ina Zhupa;
    3 Isuf Çela;
    4. Asllan Dogjani;
    5. Bujar Leskaj;
    6. Edi Paloka;
    7. Kastriot Piroli;
    8. Lindita Metaliaj;
    9. Ludovik Hasanaj;
    10. Sorina Koti;
    11. Tomorr Alizoti;

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura