Bashkë u shpallën kampionë të Europës, Spanja zyrtarizon trajnerin deri në vitin 2028

Jan 27, 2025 | 14:13
SHPËRNDAJE

Luis De La Fuente është zyrtarizuar si trajner i Spanjës deri në vitin 2028. Federata spanjolle e futbollit ka treguar sot për rinovimin e tij, që ishte i pritshëm pas fitimit të Ligës së Kombeve dhe Europianit.

Screenshot 2025-01-27 141100

De La Fuente po ashtu ka përfituar nga rritja e pagës. Ai është trajner i ekipit të parë prej dhjetorit të vitit 2022, ndërsa më parë kishte qenë te moshat e Spanjës.

Një karrierë e cila filloi në vitin 2013 duke kaluar ekipin U-18, U-19 dhe U-21. Tashmë synimi i madh është fitimi i Botërorit në vitin 2026.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura