Bashkëpunimi i Policisë me SPAK, zbardhet takimi i Ilir Prodës me Altin Dumanin! Ja për çfarë u diskutua

Oct 22, 2024 | 10:33
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

proda dumani

Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve, thuhet ne njoftimin e Policise.

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, sqaron zyra e shtypit te policise.

Sjellim në vëmendje që një ditë më parë, me urdhër të SPAK policia ekzekutoi vendimin për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura