BASHKIA KONISPOL/ Shuaip Beqiri i PS-së fiton me 43,93% të votave

Jun 22, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE
SHUAIP BEQIRI- ISMAIL MYRTAJ
Ka përfunduar procesi i numërimit për Bashkinë e Konispolit ku fitues rezulton Shuaip Beqiri i ASHE me 43,93% të votave.
***

Bashkia e Konispolit ishte një ndër tre bashkitë që PDIU i mori PS-së. Në këtë zonë e majta do të mbështesë Shuaip Beqirin. Nga ana tjetër edhe PBDNJ, e cila u largua nga koalicioni i majtë pasi erdhi PDIU, ka nxjerrë kandidatin e saj, Anastas Guda, ndërsa e djathta ka Ismail Murtajn.

Në fletën e votimit është gjithashtu edhe Fatmir Shero, por që do të jetë vetëm fiktivisht pasi pak ditë më parë ka dhënë dorëheqjen. Bashkia e re ka 10 mijë zgjedhës dhe 17 qendra votimi. 

BASHKIA KONISPOL 10950 votues
KUTI TË HAPURA 17 KUTI NË PRITJE 00
FATMIR SHERO (I PAVARUR) 34
ANASTAS GUDA (PBDNJ) 971
SHUAIP BEQIRI (ASHE) 2630
ISMAIL MURTAJ (APPD) 1961

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura