“Bashkia s’ka marrë asnjë masë”- Përmbytjet në Vlorë, banorët: Hera e 5-të që ndodh, kryetari nuk më hapi telefonin! S’kemi as drita, po nxjerrim ujin me kovë

Oct 5, 2024 | 17:16
SHPËRNDAJE

Përmbytjet në Vlorë kanë shkaktuar probleme të shumta në banesat de bizneset e qytetarëve, të cilat janë të mbushura me ujë prej 24 orësh.

permbytje vlore

Remzi Limo, një prej banorëve të Vlorë, ka treguar për Neës24 se banesa e tij është përmbytur 5 herë. Ai shprehet se ka telefonuar kryebashkiakun, i cili nuk i është përgjigjur, ndërkohë që zjarrfikëset dhe policia kanë shkuar me shumë vonesë.

Limo thotë se kanë kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, pasi niveli i ujit kishte arritur deri në 1.5 metra jashtë banesës.

“Jam me dy invalidë, shtëpia është përmbytur, s’kam as motra as vëlla, asnjë njeri s’kam. Ku te vete, ku të mbytem. Shtëpia është e mbushur me ujë e llum. Kjo është e 5-ta herë që përmbytet dhe unë s’kam marrë asnjë majë gjilpëre. Kam marrë kryetarin e bashkisë nuk më është përgjigjur, kam marrë edhe të tjerë nuk më janë përgjigjur. Dje morëm policinë, zjarrfikëset, na thonin erdhëm, erdhëm dhe na gënjenin. Uji jashtë ishte 1.5 metra, brenda ishte 50-60 cm, ne ishim në ujë, askush nuk vinte të na ndihmonte”, shprehet qytetari për Neës24.

Banorë të tjerë janë shprehur se kanë munduar të largojnë ujin me kova, pasi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nuk kanë mundur të venë në punë as pompat.

Sipas banorëve të zonës, në 2015-ën uji është larguar pas 2-3 ditësh, por ato shprehen se kjo përmbytje e ndodhur së fundmi është edhe më e madhe se ajo e 9 viteve më parë.

Ata thonë se uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme, pa iu dhënë kohë që të largojnë orenditë.

 “Ka pasur dëme, i kemi ngritur lart në kat të dytë për të mos u prishur. Kemi pasur në 2015, por jo si kjo. Pati gati 2-3 ditë për tu larguar. Erdhi direkt uji, nuk na dha kohë farë për të lëvizur. Uji ka arritur rreth 30 cm. Keni nxjerrë ujin me kova, s’kemi pasur as drita të kishim vënë ndonjë pompë. Dhe tani vetë po e heqim ujin, dita nuk ka, kjo është më e keqja”, tha një qytetar nga Vlora.

Bëhet fjalë për një nga zonat në qendër të Vlorës, e cila prej ditës së djeshme është pa energji elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura