Nga dita e djeshme, Ardian Ismajli përflitet për një transferim te Napoli. Nëse gjithçka finalizohet, aty do të bashkohet me tjetër mbrojtës shqiptar, pikërisht Amir Rrahmanin.
Ish-drejtori sportiv i Napolit, Mauro Meluzo, e njeh mjaft mirë Ismajlin dhe për të ka folur me fjalë të mëdha, i pyetur për këtë rast.
“E kam zbuluar në Kroaci, shkova në Split për të parë një ndeshje të Hajduk sepse më ishte rekomanduar mua, isha akoma drejtori sportiv i Leçes. Luajti një ndeshje të mrekullueshme dhe doja ta dërgoja te Leçe në janar.
Më pas lëviza te Specia dhe e mbaja mend mirë sepse më kishte impresionuar dhe më pas ne e morëm aty. Kur erdhi te Specia menjëherë u përmirësua. Atë vit menduam se shpëtuam dhe falë tij. Po flasim për një lojtar serioz, për një skuadër të madhe si Napoli. Ka fizik të fortë dhe një vizion të shkëlqyer taktik, një djalosh i artë.
Nuk e kam propozuar kurrë te Napoli. Kur erdha në verë, kishim nënshkruar me Natan dhe më pas në janar vendosëm të shohim për dikë tjetër”, u shpreh ish-drejtori sportiv i Napolit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al