“Bashkimi me Europën, rrugë me dy korsi”- Çelja e negociatave për anëtarësim, Rama: Dera na qëndroi e mbyllur! Tatëpjeta ende lartë, por afati është i përcaktuar

Oct 19, 2024 | 8:50
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka konsideruar bashkimin e Shqipërisë me Europën një rrugë me dy korsi.


Është korsia e përditshme e reformave e masave, vlerësimeve faktike nga Komisioni Europian dhe politike, sepse është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama në podkastin “Flasim”.

Kreu i qeverisë shtoi se “Ne kemi parë që ndërkohë që negociatat përsa i përket të detyrave tona dhe vlerësimit të komisionit janë rekomanduar të fillojnë, dera na ka qëndruar e mbyllur duke na shtyrë në kohë”.

Por, Rama theksoi se Shqipëria e ka kapërcyer të gjithë vargmalin e pengesave që i dolën përpara dhe është ulur në tryezë me 27 vende anëtare të BE për çeljen e negociatave.

Ai shtoi se tatëpjeta është ende e lartë, por “edhe afati është i përcaktuar, Shqipëria 2030”.

Edi Rama: Në javën kur Shqipëria e ka kapërcyer të gjithë vargmalin e pengesave që i dolën përpara dhe është ulur në tryezë me 27 vende anëtare të BE, për të negociuar anëtarësimin. Uljen përfundimtar në sofrën e familjes europiane, një ëndërr shumë shekullore, shumë e mundimshme në formën e vështrimit nga horizonti i penguar i detit dhe shumë sfiduese në formën e një rruge mbi 30-vjeçare për tu ngjitur në atë majë, që tanimë besoj duket, tatëpjeta është ende e lartë, por edhe afati është i përcaktuar, Shqipëria 2030.

Mu desh të kryej një ndërhyrje kirurgjikale dhe të marr rrugët kundër shkencës, komplet, se duhet të qëndroja të paktën 3 ditë pushim, por ishin 3 ditë komplet të pamundura sepse të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin, që vinte nga Lindja, pastaj të nesërmen duhet të merrja rrugët në qendrën e ish perandorisë hungareze për të takuar mikun tim Viktor Orban, për ta falënderuar për gjithçka bërë Hungaria për këtë shtysë të fundit dhe pastaj duhet të shkonim së bashku dhe të uleshim në atë sofër si të barabartë.

Kjo bëri që nën efektin e disa injeksioneve shumë të forta, që kishin si pasojë qëndrimin pa gjumë për të shmangur dhimbjet, kam shëtitur pas shumë vitesh nëpër ekrane.

Unë nuk i ndjek, dihet botërisht që nuk i ndjek debatet në studio, marr një rezyme të shkurtër për gjërat që janë të rëndësishme, por kam pamundësi fizike që të mund të jem në gjendje për punë po të ndjek atë lemeri. Nga çfarë pashë në atë moment, kuptova që është e nevojshme që publiku të informohet sepse ka një mjegull, një keqkuptim, një përzierje llafesh.

Ky proces është shumë teknik dhe mund të jetë i mërzitshëm, mundohemi të japim idenë që Bashkimi me Europën është rrugë e dy korsi.

Është korsia e përditshme e reformave e masave, vlerësimeve faktike nga Komisioni Europian dhe politike, sepse është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive.

Ne kemi parë që ndërkohë që negociatat përsa i përket të detyrave tona dhe vlerësimit të komisionit janë rekomanduar të fillojnë, dera na ka qëndruar e mbyllur duke na shtyrë në kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura