BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit, Ursula von der Leyen: Furnizoi me armë Rusinë! Po i dërgojmë një mesazh të qartë se…

Oct 14, 2024 | 18:14
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian vendosi të hënën sanksione ndaj zëvendësministrit të Mbrojtjes të Iranit, anëtarëve të lartë të Gardës Revolucionare dhe tri linjave ajrore, me akuzat se ata furnizuan me drone, raketa dhe pajisje të tjera Rusinë, për përdorim në luftën e saj kundër Ukrainës.

ursula

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen konfirmoi masat e reja gjatë një paraqitjeje në Berlin, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, raporton AP.

“Vrasjet e përditshme dhe vdekja e njerëzve të pafajshëm që ne shohim, nuk do të ishte e mundur pa furnizimet dhe linjat e furnizimit nga Irani. Prandaj, këto sanksione kundër Iranit po dërgojnë një mesazh shumë të qartë. Kontributet në terrorin dhe luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kanë pasoja të rënda”, ka thënë von der Leyen.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit, Seyed Hamzeh Ghalandari është një nga shtatë zyrtarët e lartë që tani u ndalohet të udhëtojnë në Evropë, dhe pasuritë e të cilëve në bllok janë ngrirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura