“BE ka dashamirësi për të integruar Ballkanin Perëndimor”- Endri Shabani: Ja kush po bëhet pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë

Oct 18, 2024 | 21:15
SHPËRNDAJE

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani thotë se ka një dashamirësi nga ana e Bashkimit Evropian për të integruar Ballkanin  Perëndimor.

endri shabani

Sipas tij, edhe Rama edhe Berisha kanë qenë fajtor për ngadalësimin e procesit të integrimit dhe pasojat po i vuajnë shqiptarët tani.

I ftuar në emisionin “Log” në Neës24, Shabani vlerësoi punën e administratës për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE. Ndërsa theksoi se pengesa kryesore janë politikanët dhe oligarkët, të cilët nuk duan tregun e lirë.

“2030 nuk është vendosur nga Rama, por nga BE. Kështu që këtu ka një dashamirësi që Ballkani Perëndimor të jetë në BE sa më shpejt. E njëjta dashamirësi ka qenë në 2012, kur ishin për tu votuar tre ligjet dhe u bllokuan nga Rama. Ne sot jemi 11 vite prapa. Në ‘95 ne ishin model kampioni në integrim. Ndërkohë koston e paguan populli shqiptar. Ka një vullnet të BE për ta integruar Ballkanit Perëndimor në BE. Ka një administratë që po punon dhe ka një pengesë që po vjen nga politikanët dhe oligarkët të cilët nuk duan të Shqipëria të behët pjesë e BE. Që të bëhemi pjesë e BE duhet të kemi treg të lirë. Pengesa këtu është një grup i vogël politikanësh dhe oligarkësh, interesa ekonomike që e kanë mbajtur vendin peng”, tha Shabani.

Endri Shabani u shpreh se e shikon të mundur anëtarësimin deri në 2030 nëse nuk sulmohet SPAK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura