“Bëj atë që duhet bërë”- Trump zbulon çfarë i tha Netanyahut pas arritjes së armëpushimit, përsërit paralajmërimin: Nëse palët nuk respektojnë marrëveshjen…

Jan 18, 2025 | 21:58
SHPËRNDAJE

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që “të vazhdojë të bëjë atë që duhet bërë“, ndërsa theksoi dëshirën e tij për të parë përfundimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

trump netanyahu

Ai përsëri paralajmëroi se “ferri do të shpërthejë” nëse të dyja palët nuk respektojnë marrëveshjen e armëpushimit.

Trump tha për NBC Neës në një intervistë telefonike të shtunën se planifikon të takohet me Netanyahun “shumë shpejt”, por nuk pranoi të ndajë më shumë detaje rreth një takimi të mundshëm.

Kur u pyet nëse ai ishte i sigurt se pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Gaza do të liroheshin si pjesë e marrëveshjes, Trump tha: “Epo, do ta shohim shumë shpejt”.

Këshilltari i ardhshëm i Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe i dërguari i tij në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, punuan së bashku me administratën Biden për të ndihmuar në lehtësimin e marrëveshjes së armëpushimit, e cila pritet të hyjë në fuqi nesër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura