Për më shumë se tre orë zv.kryeministrja Belinda Balluku është pyetur nga oficerë të Byrosë Kombetare të Hetimit në SPAK.
Në një prononcim shkurt për mediat, ajo tha se u thirr për dosjen e inceneratorit, duke thënë se është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet.
“Ishte një thirrje sa i përket dosjes 255 që është inceneratori i Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që shpresoj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje.
Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Pra qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia punën e tij. Ne jemi këtu për ta mbështetur.
Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël, për të ndarë njëherë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha ministrja.
Balluku u thirr në orën 16:00
Numri dy i qeverisë është thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe po merret në pyetje nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ajo u pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tranës.
Balluku ka dhene shpjegime se si janë lëvruar pagesat për inceneratorin e Tiranës, për të cilin janë firmosur të paktën 15 urdhra arresti dhe ndalimi deri më tani.
Përtej çështjes së incenratorëve, roli i Ballukut po hetohet edhe për tenderat e rrugëve, pasi më herët kujtojmë se është arrestuar në detyre kreu i ARRSH, Evis Berberi, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al