Beogradi ka paralajmëruar bllokadë, ministria e Jashtme apel qytetarëve të Kosovës: Shmangni kalimet kufitare me Serbinë

Sep 4, 2024 | 22:44
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka ftuar qytetarët e saj dhe diasporën që të shmangin kalimin transit përmes territorit të Serbisë.

kosove serbi

Në një njoftim publik të publikuar të mërkurën në Facebook, MPJD-ja ka bërë thirrje që të shmangen të gjitha hyrje-daljet në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi.

Thirrja bëhet pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare.

“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura