Berisha dënon dhunën në Veri: Skenar i bashkërenduar me Kremlinin për destabilizimin e Kosovës, serbomadhi Vuçiç ka angazhuar falangat kriminale kundër ushtarëve të KFOR

May 29, 2023 | 20:52
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën në veri të Kosovës gjatë tubimeve të sotme të serbëve, ku u plagosën disa ushtarë të KFOR-it.

auto_berisha_-_ranma_vucic1518441449-510x369-1

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha është shprehur se dhuna është një skenar i bashkërenduar me Kremlinin për destabilizimin e Kosovës.

Ai shtoi se Vuçiç ka angazhuar falangat kriminale kundër ushtarëve të KFOR dhe institucioneve të Kosovës.

Reagimi i Berishës:

Serbomadhi Vuçiç në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës.

Të dashur miq, Presidenti i serbomadhisë ka angazhuar fallangat e tij kriminale të dërguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, në veprime të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe policisë së Kosovës që po mbajnë rendin dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në këto komuna, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar nga kriminelë me maska, me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë të tjera djegëse, shishe molotov, janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Gazetarët e Radios “Evropa e Lirë” kanë njoftuar se janë parë disa ushtarë të plagosur të KFOR-it dhe një veturë e këtyre njësive duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur. Burime nga KFOR flasin per dhjetra ushtar te plagosur. Ndërkaq, gazetarët në Zveçan raportojnë se një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë skenar të bashkrenduar të Beogradit me Kremlinin, sulmet kriminale të fallangave të gangsterëve serb kundër KFOR-it, ushtarëve të tij, gazetarëve dhe policisë së Kosovës. #sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura