Berisha dhe dhëndri i tij nën akuzë, detaje nga dosja e SPAK: Si Argita dhe Jamarbër Malltezi blenë toka dhe ia shitën Damir Fazlliçit! Pagesat u bënë dorazi

Sep 15, 2024 | 17:17
SHPËRNDAJE

Të mërkurën (11 shtator 2024) ish-kryeministri Sali Berisha u vu zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për veprën penale ‘korrupsion pasiv’ në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për të njëjtën çështje u vu në  akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

argita jamarber dhe berisha

Në dosjen e SPAK janë zbardhur detaje lidhur hetimet rreth kësaj çështjeje, ku vihet në dukje se, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë.

Këto transaksione, sipas SPAK, nuk janë deklaruar në IDLKPKI , pasi pagesat janë bërë dorazi.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura