Berisha me akuza zyrtare, vjen reagimi i parë nga mazhoranca, deputeti i PS: E ftoj të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorikë politike

Sep 11, 2024 | 14:09
SHPËRNDAJE

Pas akuzës zyrtarë që iu komunikua sot Sali Berishës për korrupsion pasiv  i kryer në bashkëpunim, ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca.

petro koci

Në një reagim në Facebook, deputeti i PS, Petro Koçi thotë se ai është akuzuar për një çështje që në bëmat e tij zë një vend të vogël.

Deputeti socialist thotë se shteti ligjor po fiton terren mbi kampionet e korrupsionit, ndërsa e ftoi Sali Berishën “të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorike politike”.

“Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bëmat për te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS  as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makutëria e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit te tij për tu pasuruar.

Berisha u “zgjodh” ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet”, shkruan deputeti socialist.

Reagimi i plotë

Berisha perfundon si i akzuar per korrupsion. Per nje ceshtje qe ne bemat e tij ze nje vend te vockel.

Publiku do mirepriste hetimin serioz e te plote per ceshtje me te renda ku ben pjese edhe vrasja shteterore ne bulevard e 4 protestuesve te opozites socialiste.

Gjithesesi diten e sotme mund ta deklarojme si diten kur ne kete Republiken me SPAK flet drejtesia dhe shteti ligjor. Eshte dite qe deshmon se pandeshkueshmeria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmone.

Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bëmat për te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS  as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makutëria e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit te tij për tu pasuruar.

Berisha u “zgjodh” ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet.

Shteti ligjor po fiton terren ditadites mbi kampionet e korrupsionit.

E ftoj Berishen te behet burre dhe te mos i arratiset pergjegjesise me retorike politike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura