Deputeti i PD, Tomor Alizoti tha se Sali Berisha ndodhet në SPAK për të dobësuar opozitën. Sipas tij organet e drejtësisë nuk po funksionojnë siç duhet, ndërsa theksoi se të dobëtit dhe të pa pushtetshmit goditen.
Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me protestën e opozitës.
“Në një vend të korruptuar, në një vend ku njerëzit më të pasur janë ministrat, në një vend ku shqiptarët mbyten në det, në një vend ku padrejtësia ka zënë vend ju mendoni që ky është organ drejtësie?
Padrejtësia është bërë me institucionet dhe këtyre institucioneve të padrejtësisë i kanë vënë emër dhe i kanë quajtur institucione të drejtësisë.
Edi Rama që duhet të jetë këtu, nuk është. Këtu është lideri i opozitës që të dobësohet opozita dhe ai të rrijë të vjedhë derisa shqiptarët të ikin.
A do kishte opozitë më të mirë? Këta janë opozitarët në Shqipëri. Të gjithë duhet të dalin të protestojnë dhe ti bashkohet opozitës në tërësi.
Drejtësia është me të dobëtit dhe të pa pushtetshmit, ai që cënon dhe ngacmon drejtësinë është ai që ka pushtet, i biri i Kristaqi”, tha Alizoti per News24.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al