Berisha nën akuzë, analisti Agim Baçi: Nuk kemi asnjë ndërkombëtar që të kërkojë lirimin e ish-kryeministrit

Sep 12, 2024 | 21:52
SHPËRNDAJE

Analisti Agim Baçi është shprehur se pasi Sali Berisha u vu zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për korrupsion, asnjë nga partnerët ndërkombëtarë nuk ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Në studion e emisionit ‘Open’ në News 24, ai ngriti pikëpyetjen se pse Berisha po e fut opozitën në kurth dhe lejon deputetët të shkojnë të protestojnë para SPAK në vend që të mbështesin Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.

“Nuk kemi asnjë thirrje të ndërkombëtarëve që të thonë ‘lironi Sali Berishën’. Pse e lejon Berisha futjen në kurth të opozitës? Pse i detyron deputetët e opozitës të shkojnë para SPAK dhe të protestojnë për Berishën, kur mund t’i jepnin mbështetjen SPAK-ut?”, tha Baçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura