“Berisha nuk arrestohet se është në moshë të thyer”- Avokati Spartak Ngjela komenton në ‘Panorama TV’ aksionin opozitar: Gabim bëjnë, nuk e di sesi do të përfundojë

Nov 3, 2023 | 20:15
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje live me studion e “Panorama TV” ka komentuar aksionin e opozitës në Kuvend, duke thënë se bëjnë gabim dhe se kanë humbur pikët.

ngjela berisha

“Gabim e kanë, nuk e di sesi do të përfundojnë. U kanë rënë aksionet. Një pjesë tallet, një pjesë revoltohet. Psikozën reaktive të Saliut më sjell mua. Nuk ka lidhje me realitetin. Karriget s’të bëjnë asgjë. E tregoi se ka kërkesa me karakter mediokër. Sepse deputetët që janë të aftë për të votuar dhe janë në sallë, e marrin vendimin e tyre”, tha Ngjela.

Për mënyrën sesi po reagon ish-kryeministri Sali Berisha ndaj akuzave të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani, Ngjela tha mbrojtja është e dobët sepse nuk paraqitet në gjykatë.

“Gabim ka bërë, e ka në disfavor. I pafajshmi të shkul dhëmbët, të tund kokën dhe të godet në një proces pa prova. Gjyqi të pafajshmin e bën figurë botërore, të fajshmin e varros. Një ish-kryeministër që është i pafajshëm s’do e kishte këtu gjithë shtypin botëror. Gjykata ka prova, nëse ia rrëzon provat është figurë e madhe. Mbrojtja publike që i bën vetes është e dobët sepse nuk shkon të japë mendimin e vetë për provat”, tha Ngjela, ndërsa shtoi se nuk mund të arrestohet sepse është në moshë të thyer.

“Nuk ka mundësi sepse ka moshë të thyer, nuk e lejon ligji. Nuk e lejon ligji të arrestohen persona mbi 70-vjeç”, tha avokati për Panorama Tv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura