Berisha të mërkurën në SPAK/ PD pritet të zhvillojë protestë! Zbardhet mesazhi që Noka i ka dërguar Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar

Sep 9, 2024 | 17:14
SHPËRNDAJE

Të mërkurën, ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku në orën 12:00 pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Po këtë ditë, pritet që PD të nisë protestat.

berisha noka

Kjo është bërë e ditur nga një mesazh që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ka nisur Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ku bën thirrje për protestë të fuqishme “në solidaritet me të drejtën, të vërtetën dhe kundër narkodrejtësisë”.

Mesazhi i Nokës derguar ne Kryesi dhe Keshill Kombetar të PD:

Te dashur miq. Diten e Merkure ne ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkoje prane organizates kriminale te SKAP . Te mobilizohemi te gjithe maksimalisht per proteste te fuqishme solidariteti me te drejten, me te verteten , kunder narkodrejtesise Faleminderit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura