Berisha zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, Gjekmarkaj: Po synohet të shuhet opozitarizmi në Shqipëri

Sep 12, 2024 | 21:25
SHPËRNDAJE

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe i PD-së, ka komentuar marrjen të pandehur nga SPAK të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Gjekmarkaj tha në studion e emisionit ‘Open’ në News24, se është marrë e pandehur opozita, ndërsa shtoi se po synohet shuarja e opozitarizimit në Shqipëri.

“Në optikën time, nuk po merret i pandehur një person, ish-Kryeministri apo ish-Presidenti, lideri i opozitës, por po ndodh një gjë më e rëndë: e pandehur po merret opozita shqiptare. Po synohet të shuhet opozitarizmi në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura