BERLIN CHEMIE – OFERTË PUNËSIMI

Oct 7, 2017 | 14:03
SHPËRNDAJE

berlinchemie

Zyra e Përfaqësisë së Kompanisë Farmaceutike BERLIN-CHEMIE/MENARINI në Shqipëri, një ndër më prestigjozet në  tregun farmaceutik Evropian, kërkon të punësojë staf për pozicionin :

  • PËRFAQËSUES MJEKËSOR

Të interesuarit duhet :

  • Të jenë të diplomuar në Farmaci.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bindëse.
  • Të zotërojnë gjuhën angleze.
  • Të kenë njohuri kompjuterike.
  • Të kenë lejë drejtimi automjeti, klasi B.

Përfaqësuesi Mjekësor ka si detyrë të promovojë produktet e Berlin Chemie në zonën përkatëse.

Preferohen personat me eksperiencë.

Pagesa e kënaqshme dhe kushte mjaft të mira pune.

Kandidatët duhet të sjellin një CV me fotografi, numër telefoni dhe adresë të postës elektronike brenda datës 19 Tetor 2017 në adresën elektronike [email protected], ose në adresën:

Berlin-Chemie/Menarini, Rruga e Kavajës, Ndërtesa: 1, Hyrja: 11, Ap. 1, Tiranë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura