“Besimi i publikut s’fitohet me djegie karrigesh”- Fitim Zekthi: Është rruga e gabuar e opozitë! Alfred Lela: Nuk bën përshtypje zjarri! Parlamenti ka rënë

Sep 30, 2024 | 21:50
SHPËRNDAJE

Analisti Fitim Zekthi dhe drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela kanë debatuar në lidhje me aksionin opozitar në Kuvend, ku mes të tjerash kishte edhe skena kaosi e flakësh.

Deputetet e opozites djegia karrieget, flaket (1)

Sipas Zekthit besimi i publikut nuk fitohet me djegie karrigesh, siç po vepron sot opozita. Ndërsa, Lela ia ktheu, duke thënë se “parlamenti ka rënë”.

“Nuk mund të bëjë më përshtypje zjarri”, tha Lela në emisionin “Open” në News24.

Fitim Zekthi: Kjo që bën PD nuk është rruga e saktë. Kjo është rruga e gabuar e opozitës. Opozita duhet të fitojë besimin e publikut.

Alfred Lela: Po nuk i dole zot vetes, nuk i del zot tjetrit. Deputetët e PD janë përfaqësues të popullit.

Fitim Zekthi: Besimi i publikut nuk fitohet me djegie karrigesh.

Alfred Lela: Je kontradiktor. Kjo, pasi thua që Salianji nuk duhet dënuar dhe thua njëkohësisht se kolegët e tij nuk duhet ta mbrojnë. Parlamenti ka rënë. Nuk mund të bëjë më përshtypje zjarri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura