“Beteja e Rilindjes është kundër rinisë dhe demokracisë”- Meta thirrje nga Elbasani: Mundësia erdhi, më 14 maj të votojmë Luçiano Boçin

Mar 20, 2023 | 16:56
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me të rinjtë e Elbasanit në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit ku bëri thirrje që në zgjedhje të votohet për Luçiano Boçin si kryebashkiak të këtij qyteti.

meta 1

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se beteja e Rilindjes është kundër rinisë dhe demokracisë por bëhet për një pakicë uzurpatore siç i quajti ai, ndërsa shtoi se 14 maji do të shënojë një nga “triumfet më të mëdha të demokracisë në të gjithë Shqipërinë”.

“Cdo i ri që mëson është investimi më i mirë që i bëhet qytetit e gjithë qeveria duhet të jetë në mbështetje të një edukimi cilësor me sa më shumë vlera ndaj të bashkojmë të gjitha forcat me të gjithë të rinjtë dhe të rejat kudo ku janë që ti japin jetë dhe gjallëri këtij qytetari ta kthejmë Elbasanin në një qendër të rëndësishme të kulturës dhe sportit që të ofrojmë më shumë hapësira për të rinjtë ti mbështesim që të mos kenë frikë të krijojnë familje të reja sepse është një kërkesë e jashtëzakonshme e prindërve të tyre që i duan fëmijët këtu. Kemi nevojë të mbështesim vajzat e reja që  të bëhen nëna të reja por kemi nevojë të investojmë më shumë për çerdhe dhe kopshte publike.

Unë jam i sigurt që të gjitha këto prioritet janë një domosdoshmëri ku në të ardhmen do të flasi vetë puna e kryebashkiakëve tanë unë kam besim absolut që me profesor Luçianon të rinjtë dhe të rejat do të gjejnë aleatin e tyre më të mirë për të ecur të sigurt në rrugën e progresit dhe i gjithë qyteti të fitojë atë gjallëri që meriton askush nuk e ka energjinë tuaj për të ndryshuar dhe duke u bashkuar ju do të shndërrohen në një ortek që në 14 maj do të shënojë një nga triumfet më të mëdha atë demokracisë në të gjithë Shqipërisë se beteja e Rilindjes është kundër rinisë dhe demokracisë është betejë për korrupsionin e një pakice uzurpatore që i ka zënë frymën vendit tonë ndaj mundësia erdhi edhe drejt 14 majit të gjithë të votojmë prof. Luçianon Boçin dhe ne do të fitojë me të rinjtë e Elbasanit që prindërit tuaj të mos jetojnë me ankthin e largimit tuaj nga Elbasani por të jenë krenarë që ishit pjesë e ndryshimit, fitore dhe rroftë rinia e Elbasanit”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura