Bie faqja online e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë! KQZ njofton për probleme teknike në sistemin e përditësimit të rezultateve

Feb 9, 2025 | 21:42
SHPËRNDAJE

Uebsajti online i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kosovë ka rënë, me pasojë mosfunksionimin e faqes online, në të cilën përditësohen rezultatet nga numërimi i votave.

Screenshot_19KQZ njoftoi më herët se po përballet me probleme teknike në platformën ku publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Në një përgjigje për mediat, KQZ ka thënë se për shkak të interesimit të madh, faqja ka pasur mbingarkesë në sistem.

Gjithashtu KQZ njoftoi se pas problemit teknik të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ.

“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probleme teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

Screenshot_18Deri në momentin e rënies së faqes së KQZ-së, shifrat tregonin se janë numëruar mbi 23 për qind e votave e se prej tyre mbi 50 për qind janë për Vetëvendosjen. Megjithatë ka pasur raportime se të dhënat janë të gabuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura