Bilanci i zi nga lufta në Gaza! Mbi 43 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i pushtimit izraelit

Nov 2, 2024 | 16:18
SHPËRNDAJE

Të paktën 43,314 palestinezë janë vrarë dhe 102,019 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit të Izraelit në Rripin e Gazës pas sulmit të përgjakshëm terrorist nga Hamasi në Izrael më 7 tetor 2023, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

gaza

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha sot se SHBA dhe Izraeli “pa dyshim do të marrin një përgjigje” për atë që po bëjnë kundër vendit të tij, njoftojnë mediat shtetërore në Iran.

“Armiqtë, përfshirë Amerikën dhe qeverinë sioniste, duhet të dinë se padyshim që do të marrin një përgjigje për atë që po bëjnë kundër Iranit dhe frontit të rezistencës“, tha Khamenei.

Në të njëjtën kohë, organizata Hezbollah njoftoi se sot ka vënë në shënjestër bazën ajrore Palmachim në jug të Tel Avivit me dronë. Izraeli nuk ka bërë ende asnjë koment mbi sulmin.

Lufta e Izraelit kundër Hezbollahut e ka dobësuar grupin militant, por gjithashtu ka shkaktuar dëme të mëdha në Libanin jugor e pjesë të tjera të vendit.

Që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, më shumë se 2800 persona janë vrarë dhe mbi 13 mijë janë plagosur në Liban, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se operacionet tokësore të Izraelit dhe bombardimet kanë detyruar zhvendosjen e 1.4 milionë njerëz.

Banorët e komuniteteve veriore të Izraelit pranë Libanit, afërsisht 60 mijë persona, janë zhvendosur gjithashtu përgjatë më shumë se një viti.

Nga ana tjetër Izraeli e ka përforcuar ofensivën e tij kundër luftëtarëve të Hamasit në Gazë, duke ngritur shqetësime rreth kushteve humanitare në të cilat ndodhen civilët atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura