Bill Clinton fushatë për Kamala Harris: Amerikanët nuk janë kundër emigracionit, por kundër kaosit

Oct 14, 2024 | 20:28
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Klintonit është shfaqur gjatë fushatës elektorale në mbështetje të zëvendës presidentes Kamala Harris.

clinton

Ish-presidenti foli për emigracionit, një nga çështjet kyçe në këto zgjedhje. Ai thotë se emigrantët duhet të vijnë në vend për të rritur ekonominë.

“Amerikanët nuk janë kundër emigracionit, ata janë kundër kaosit”, shpreh ai.

“Argëtohuni gjatë fushatës zgjedhore, i tha ai turmës, por mbani mend se çfarë është në rrezik – se nëse demokratët fitojnë, të gjithë, përfshirë mbështetësit e Trump, do të jenë “më mirë”, ndërsa nëse republikanët fitojnë, vetëm ata do të jenë më mirë” , pohoi ai.

Clinton i bëri apel qytetarëve që të dalë në votime, ndërsa e përfundoi fjalimin e tij nën tingujt e këngës “Freedom” nga Beyonce.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura