Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Billie Eilish u godit me një objekt teksa performonte në skenë.
22 vjeçarja, ishte ulur këmbëkryq në skenë në Desert Diamond Arena në Glendale, Ariz, të premten (13 dhjetor), kur ajo që dukej të ishte një byzylyk e goditi në fytyrë teksa performonte këngën e saj “What Was I Made For?”
Eilish hodhi byzylykyn që e goditën dhe më pas vazhdoi të këndonte këngën e saj fituese të Oscarit nga kolona zanore e filmit Barbie.
Artistja filloi turneun e saj Hit Me Hard and Soft në fund të shtatorit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al