“Bimët dhe shqiptarët”, nga neoliti në shekullin 21! Libri, një dëshmi kërkimore brilante që hedh dritë mbi rrënjët e vërteta të kombit tonë

Dec 18, 2024 | 9:36
SHPËRNDAJE

imagesSHEFQET MEKO

Prej kohësh, libri “Bimët dhe shqiptarët”, me dedikim nga autori, është “përgjumur” në bibliotekën time në Minneapolis. E kam shfletuar herë pas herë dhe jam përpjekur të përtyp prurjet shkencore, analizat, gjykimet dhe konkluzionet që të befasojnë. Nuk është as roman, as poezi, që të lexohet “duke pirë kafe” edhe pse autori mrekullisht ka mundur të sjellë një mozaik të rrallë shqiptar, duke na përshkruar edhe frymëzime poetike, mençuri popullore që do ishin mbase të pamundura pa frymëzimin e natyrës “qëndisur” nga bimët.

Në të vërtetë edhe kur e merr në duar është një “libër i rëndë” që vërtet ja ndjen njëherazi peshën e mendimit. ¨shtë i tillë, sepse për aq sa gjykoj, është një akumulim i gjatë dhe i mundimshëm i autorit, një “eksperiment” i klorofilitë, një lloj shpërthimi kërkues, ku përzihet lashtësia, historia dhe e vërteta rrekur nga stuhia e pandalshme e viteve, për të sjellë para lexuesit një “dëshmi shkencore” duke vërtetuar me prova, fakte, gjeneza shkencore e biologjike se kemi qënë këtu “ka her e mot”. Libri në fjalë është një vlerë e spikatur në mendimin shkencor bujqësor shqiptar. Duke lexuar prurjet e autorit, të vjen si një fepjse magjike puna e mundimtë, me sa duket e përditshme dhe e vijueshme, duke shënuar hap cilësor në kërkimet e kësaj fushe, që meriton vëmendje dhe debat. Që në fillim autori ka bërë kujdes që të mbështetet mbi burime, prova dhe fakte përtej vetes, duke sjellë 357 burime bibliografike, dhe duke u konsultuar me arekologe, biologë, gjuhëtarë, entografë e specialstë të tjerë, çka i jep librit një seriozitet dhe përgjegjshmëri të spikatur. Në këtë kuptim “Bimët dhe shqiptarët” të duket si një kolegjialitet shkencor, një gjithëpërfshirje intelektuale tejet domethënëse duke e bërë autorin krenar dhe miqtë e kolegët e tij po aq të gëzuar.

Nuk ka shumë studime të kësaj natyre që të përballë një komb dhe etni të caktuar me bimët, që mund të themi janë një “parzmore” natyrore, që ka mbrojtur kombet nga zhdukja dhe zhbërja duke garantuar edhe vijimësinë dhe pavdekësinë e jetë së Njeriut si kryekupola e Botës së Gjallë. Prof. Dr. Lufter Xhuveli në këtë libër-studim na zhyt thellë nga koha e neolitit, siç shënohet në titull, deri në ditët që jetojmë duke provuar se lashtësia shqiptare në trojet e veta, konfirmohet jo vetëm nga historia, arkeologjia, statujat dhe legjendat, por edhe nga farërat e bimët shqiptare, që jo vetëm nuk janë zhdukur, por mrekullisht kanë evoluar së bashku edhe me profilin e kombit tonë. Simbioza historike Bimë-Shqiptarë, është kredoja e këtij libri me vlera të veçanta. Të fut në mendime fakti që mbase shumë nuk e dinë, që autori e nënvizon që në parathënie se në nderim të Kongresit të Manastirit, Sotir Çurçia nga Shkodra, dhuratën më të bukur e ka bërë me një poemth ku për “çdo gërmë e alfabetit kishte një strofë dhe çdo strofë e këngës i kushtohej një luleje të veçantë”. Kjo në të vërtetë dëshmon atë ngjizje të llavtë, mes njeriut dhe natyrës si një ndërvperim universal në gjithë proçesin evolues. Për më tepër, rasti dëshmon marrëdhëniet virale mes shqipes dhe “vargonjve” të saj me bimësinë dhe vetë natyrën e mrekullushme shqiptare. Një fakt i tillë ndërkohë zhbën tërë atë paragjykim të tipit racist shqiptar ndaj njerëzve të bujqësisë të cilën zbukurojnë vendin dhe mbushin tregun duke dremitur me libra në duar.Ky shpirt i papeur qëndrestar, në fakt është edhe “kollona vertabrale” e kombit që në kohë të vështira me “një koqe misër” ka mposhtur urinë duke siguruar pavdekësinë e vet në paqe me bimët dhe natyrën.

lufter xhuveli

Në 351 faqet e këtij libristudim, ilustruar me 101 fotografi, harta dhe piktura,22 tabela faktesh dhe 68 shënime të posaçme, gjen historinë e botës dhe veçanësitë shqiptare, pikvështrimin e shkencëtarëve të shquar nga Bota, që kanë gërmuar suksesshëm në këtë fushë dhe pikvështrimet e posaçme të Prof. Xhuvelit që ngërthehen bukur në këtë në çdo kapitull dhe analizë. Në nënkapitullin “Lindja e bujqësisë”, të ngel në mendje “fshati i parë bujqësor në botë”, siç shënon autori Jericho, në Lindjen e Afërme, që me rreth “300 banorë… i shtrirë në një sipërfaqe prej 2.5 ha” u bë edhe “ADN”ja historike e zhvillimit bujqësor, i cili në ditët e sotme jo vetëm mirushqen njerëz imin, por është edhe industria më e madhe e biznesit botëror që mban gjallë miliardat e njerëzimit, pa ta cilin nuk do kishim shansin e qytetërimeve moderrne. “Ritmi i përhapjes së Revolucionit Neolitik, shënon Prof. Xhuveli, është kushtëzuar nga mjedsi natyror dhe gjeografia e terrenit, mënyra e transportit (tokësor, ujor) nga faktorët faktorë klimatikë dhe ata socialë”. Mënyra se si Xhuveli na sjell pikvështrimet e kërkuesve të shqurar botërorë në këtë fushë, të mbërthen në lexim e të bën të përfytyrosh zhvillimin e evoluimin e shoqërisë njerëzore si një “tango e përjetshme” e Njeriut me Bimët, të cilat janë plazma e vërtetë e globit tonë dhe kanë “misione të posaçme” në mbajten gjallë të jetës biologjike dhe shoqërore.

Me interes të veçantë lexohet kreu mbi lindjen e bujqësisë në Shqipëri, që autori e sheh “me lupë” duke sjellë fakte që dalin nga shepllat, guvat dhe luginat deri në kalatë dhe kështejllat shqiptare ,që evidentohen me kujdes duke datuar në mijëvjeçarë të largët. “Qytetërimi neolitik në Shqipëri, shënohet në libër, ka lidhje me praninë e hershme të banorëve autoktonë, me pozicionin e saj gjeografik dhe kushtet e favorshme klimatike për rritjen e bimëve dhe kafshëve…Prova e përhapjes së agropastoralizmit në Shqipëri janë zbulimet arkeologjike,analizat morfologjike dhe botanike të farërave, mbeturinave bimore,kallinjve..,pjalmit, veglat e punës prej stralli etj” Duke konkluduar që “kultivimi i bimëve dhe zhvillimi i bujqësisë në Shqipëri , e ka zanafillën e vet që ne periudhën e neolitit të hershëm në mijëvjeçarin e shtatë p.e.s..” Me një skrupulozitet kërkimtari e si vëzhgues i kujdeshëm edhe i fenomeve që “ka ngrirë” koha, autori provon me fakte idetë e veta duke sjellë për herë të parë fotografi të farërave të karbonizuara të pesë kulturave bujqësore të hershme, një ulli 3 mijë vejçar,ilustrimin domethënës që 246 fshatra në mbajnë emra bimësh, gjë që vërtet të befason dhe plot fakte të tjera interesante që konsolidojnë synimet e autorit.Libri dokumenton 3300 lloj farërash me “pasaportë” shqiptare në 65 Banka gjenetike të botës ndërsa shpjegohet shkëncërisht domestikimi në Shqipëri i shegës, ullirit, dardhës, hardhisë etj.etj.

Me këtë botim, Prof. Lufter Xhuveli, dëshmon me prova pasionin e vet kërkues, hulumtues, kulturën erudite dhe vëmendjen e posaçme ndaj bujqësisë dhe veçmas, për trashëgiminë gjenetike bimore. “Kam punuar si kalë” ka qejf ta përsëritë autori në bisedë të lirë, si simbolikë jo thjesht të talentit të tij si njeri i kërkimeve bujqësore, por edhe si një agronom i kohëlexuar në mënyrën më të gjërë.Botimi në fjalë rrëfen një “Lufter tjetër” një njeri “pa kostumin politik”, që di të gërmojë, analizojë, të përballë fakte dhe dëshmi të kahershme, me gjakftohtësi dhe ekuilibër shkencëtari, duke i “vënë në rresht” me një qëllim submil: Vërtetësi dhe realizëm shkencor. Libri “Shqiptarë dhe bimët” është si një testament shkencor i autorit, që për mendimin tim mund dhe duhet të futet në korrukulumet e Fakultetit të Agronomisë, për prurjet dhe konluzionet shkencore që “ballcamosin” autoktoninë shqiptare me prova dhe fakte të pa kundërshtueshme. Libri, që është dëshmi e një punë këmbëngulëse në dekada, ndërsa e shfleton dhe mëson aq shumë për bimët, farërat dhe “misionin” e tyre për ta bërë jetën të pavdekshme mbi Tokë, ku njerëzit që i janë përkushtuar bujqësisë dhe kërkimit shkencor në këtë fushë të kujtojnë një thënie të Ciceronit se “ Nuk ka një profesion më të mirë, më të kënaqsshëm , më të gëzueshëm dhe që të bën më të nderuar se sa bujqësia”…

Në 21 kapituj të strukturuar mjeshtërisht, Prof. Xhuveli i sjell mendimit bujqësor dhe arshivave akademike, një libër të artë në kuptimin qëndrueshmërisë ndaj kohës dhe “tallazeve” shkencore në të ardhmen. Kjo sepse në qendër të librit autori ka vënë veten, si një këmbëngulës i rrallë, me akumulime shkencore dhe kulturore, me përvoja dhe eksperienca të mëdha në fushën e bujqësisë dhe mendimit modern shkencor. Personalisht kujtoj kontributet personale të autorit pas viteve 90-të, veçmas në fushën krijimit të Bankës Gjenetike Shqiptare, kur përmes programeve të FAOs, ka sjellë studjues dhe shkencëtarë të ndryshëm nga gjithë bota, ku dallohen ata gjermanë, gjë që konfirmon edhe atë zbulim të ekspeditave gjermane qysh në vitin 1941, ndërsa bota tronditej nga Lufta e Dytë Botërore.Ky dokumentim interesant në këtë libër dëshmon edhe një gjë tjetër: Në çdo krizë apo luftë që shkakton “njeriu i çmendur”, shkenca dhe shkencëtarët kërkojnë “dritën dhe paqen” për të nesërmen, duke mos rreshtur kërkimet dhe zbulimet e tyre që gjithsesi i shërbjenë zhvillimit dhe civilizimit modern. Mendoj se kjo është sa e bukur aq edhe emocionuese. Njeriu i paepur me emri Lufter Xhuveli, ka krijuar mjeshtërisht “arkivën” e vet shkencore si një thesar i pahumbshëm dhe i pakonvertueshëm me asnjë “monedhë” financiare. Ai sikur shëtit me mendim dhe vëmendje kërkimtari mes natyrës dhe fararëve, mes të shkuarës dhe së tashmes duke synuar të mbetet në të ardhmen me egon e vet profesionale, si një “farë” e llojit të vet. “Fara, shkruan Xhuveli, është një organizëm i gjallë me veti prizmatike, e cila ngjizet, lind, rritet, zhvillohet, pëson ndryshime… piqet, merr frymë, fle, zgjohet, shpërthen, evoluon, përshtatet, ndryshon, sëmuert, shëndoshet, shumohet, emigron, përhapet dhe plaket… Fara, nënvizon autori,në rrugëtimin e saj si një spirale pafund, është njëherësh një fund dhe një fillim”

Xhuveli “në pension”, nuk ka shterur punën e vet. Ai së fundmi ka sjellë për “vete dhe fisin” por edhe më gjerë librin “Rrënjë e degë” një vetrrëfim brilant intelektual dhe padyshim edhe i krenarishëm, si autor i lindur në Labëri, por që në të vërtetë “Bimët….” dhe “Rrënjët…” në mënyrë spontane dhe domëthënëse zbulojnë të njëjtën gjë që nuk do të zhbëhet më dot kurrë: Kemi qënë këtu, na Ballkanin e lashtë dhe kemi moshën e tij, si komb i padiskutueshëm që Liria na dha shansin të “rigjejmë veten”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura