Bindet Erdogan, Stoltenberg ndan lajmin: Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë në NATO

Jul 10, 2023 | 22:56
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rënë dakord të ratifikojë pranimin e Suedisë në aleancë.

F0ss8CMWcA4L64v

Sipas mediave të huaja, Stoltenberg tha se Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan më herët gjatë ditës për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me BE.

Hungaria është tani i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka rënë dakord ende për anëtarësimin e Stokholmit në aleancë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura