Për fat është Bisek. Sepse raporti i Interit me dëmtimet muskulore në këtë sezon nuk ka qenë i mirë. Pavar ka bërë tërheqje muskulore dhe do të qëndrojë jashtë fushave për afro 1 muaj. Me shumë mundësi viti 2024 për francezin ka përfunduar.
Objektivi real është ai i rikthimit për vitin e ri kalendarik dhe të qenit në formë për Superkupën që do të zhvillohet në Riad. Nuk është një alarm për Inzagin sepse ka dy alternativa. Bisek që është gati për ta zëvendësuar gjithmonë dhe Darmian që mund të rikthehet të aktivizohet më shumë si qendër e djathtë dhe jo si lojtar krahu.
GODITJE- Për momentin, një diskutim i tillë vlen më shumë sesa zakonisht. Bisek kishte vënë në shënjestër vendin e titullarit shumë herë dhe trajneri e ka aktivizuar shpesh në vendin e Pavarit. Por tani do të jetë titullar një muaj radhazi. Dhe Interi mund ta bëjë gjumin të qetë sepse gjermani është një nga blerjet më të mira të viteve të fundit.
Duke llogaritur raportin mes vlerës së kartonit dhe rendimentit në fushën e lojës. Bisek u pagua nga Interi një vit e gjysmë më parë 7.2 milionë euro. Në verë drejt klubit zikaltër ka pasur ofertë nga Uest Hemi për 25 milionë euro. Por për momentin vlera e kartonit për të është 40 milionë euro. Praktik isht jemi 6 herë më shumë sesa në krahasim me vlerën e investuar. Një operacion perfekt nisur nga fakti që lojtari po shkëlqen në fushë.
GJERMANIA- Numrat kanë një sens dhe nuk janë imagjinarë. Janë fryt i një pune për lojtarin që e ka shtyre Interin që t’ia rinovojë kontratën deri në vitin 2029. Ai ka bindur edhe Gjermaninë që ta ndjekë nga afër dhe shumë shpejt do të grumbullohet në kombëtare, ndoshta për sfidën e marsit kundër Italisë. Por jo vetëm kaq, sepse rritja e Bisek nuk ka mbetur e pa vëzhguar nga pjesa tjetër e Europës.
Shumë ekipe kanë kërkuar informacione, mes tyre edhe Bajerni. Në verë pritet që të ketë shumë oferta për të dhe i takon Interit të vendosë nëse do ta sakrifikojë apo do të rezistojë. Inzagi ka nevojë për siguri që të marrë kreun e klasifikimit dhe Bisek është një prej tyre.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al