Shija dhe fama e Birrës Korça, birrës se parë shqiptare ka dalë tashmë nga kufijtë e Shqipërisë.
Birra shekullore ka kapërcyer të gjithë pritshmëritë, teksa tashmë nuk është vetëm birra më e kërkuar në tregun vendas, por dhe jashtë tij. Drejtori i prodhimit te birra Korça, Viktor Ljarja tha se Birra Korça realizoi dërgesën e dytë drejt Greqisë.
Standardi i prodhimit të birrës falë teknologjisë moderne dhe investimeve madhore e kanë kthyer atë në birrën e pakonkurrueshme, ndërsa sipas drejtorit të prodhimit synimi që kompania ka për të shtrirë produktin ne tregun ndërkombëtar është rritja e kapaciteteve dhe shumëfishimi i prodhimit.
Kapërcim i kufirit drejt Greqisë për herë të dytë bëhet për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve të shtetit fqinjë të cilët janë familjarizuar me Birrën Korça. Eksperienca prej gati një shekulli dhe investimet do vazhdojnë ta mbajnë birrën Korça lider në tregun shqiptar dhe përtej kufijve. Birra Korça nuk mungon ne tryezat e festave, dhe është shija me e dashur dhe më e pëlqyer.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al