“Bitcoin rritet me një shifër rekord”- Parashikimet për një fitore të mundshme të Trump, lëvizje në tregun amerikan! Dollari ‘mund’ monedhat e tjera

Nov 6, 2024 | 7:07
SHPËRNDAJE

Rezultatet paraprake në SHBA, po tregojnë se ish-presidenti Donald Trump është drejt marrjes së një tjetër mandati në Shtëpinë e Bardhë, dhe mesa duket, kjo po ndikon te investitorët global.

bitcion23

Siç raportojnë mediat e huaja, Bitcoin është rritur me në një shifër rekord në tregtinë aziatike pasi investitorët duket se po e vlerësojnë gjithnjë e më shumë një fitore të Donald Trump.

Kriptomonedha më e njohur në botë, u rrit 7% në 75,060 dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në mars.

Dollari u rrit gjithashtu 1.5% kundrejt euros dhe jenit në tregjet aziatike, gjithashtu në perspektivën e një fitoreje të Trump.

Rritja e dollarit bëri që homologët në mbarë botën të bien, me euron që ra më shumë se 1%. Jeni, dollari australian dhe franga zvicerane gjithashtu ranë më shumë se 1%, ndërsa humbjet në peson meksikan arritën në 2%.

“Forca e dollarit për shkak të përmirësimit të shansetve të Trump në numërimin e parë të votave po dëmton me të vërtetë peson meksikane, euron dhe jenin”, tha Charu Chanana, kryestrategu i investimeve në Saxo Markets në Singapor. “Likuiditeti i pakët në tregjet e hershme aziatike dhe emocionet nga rezultatet e hershme kanë nxitur lëvizjet e tregut drejt çmimeve me shanse më të larta të Trump”, tha ai.

Ndërkohë, çmimet e naftës ranë, pasi pasiguria ende mbizotëronte. Nafta e papërpunuar amerikane humbi 23 cent në 71.66 dollarë për fuçi, ndërsa Brent i Detit të Veriut ra 39 cent në 75.14 dollarë për fuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura