Biznesmeni, humanisti dhe filantropi Kadri Morinaj ka dhuruar një shumë prej 1 milion dollarësh për objektin e ri të Federatës Vatra në New York, që do t’i shërbejë komunitetit shqiptar në SHBA.
Biznesmeni Kadri Morinaj ka propozuar që të blihet parcela ku do të ndërtohet objekti i ri me hapësirat dhe infrastrukturën e nevojshme për të mbuluar veprimtaritë patriotike, atdhetare e komunitare të Vatrës.
Gjithashtu, Kadri Morinaj, i cili ka bërë donacione edhe më heret për Vatrën, propozoi formimin e Komisionit Mbikqyrës dhe Koordinues, i cili do të mundësojë që procedurat të zhvillohen në transparencë të plotë. Ndërsa objekti aktual i Vatrës do të shëndrrohet në Muze, Arkiv e Bibliotekë Shkencore për Federatën.
“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra i është shumë mirënjohës filantropit dhe biznesmenit z. Kadri Morinaj dhe e siguron atë dhe opinionin publik se lokacioni dhe objekti i ri i Vatrës do të jetë krenari e komunitetit tonë dhe i mbarë kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet në postim.
Postimi i plotë i Federatës Vatra:
VATRA SHPREH MIRËNJOHJE E FALENDERIM PËR HUMANISTIN E FILANTROPISTIN KADRI MORINAJ
Federata Pan-Sqiptare e Amerikës “Vatra” ka nderin të informojë opinionin e gjerë publik se biznesmeni, humanisti dhe filantropi i njohur z. Kadri Morinaj pronar i Eurosig, Insig, Insig Jetë, Eurosig Kosovë, UBA Bank, Reastorant Bar Piazza dhe disa bizneseve të suksesshme në Europë do të dhurojë një milion dollarë për objektin e ri të Federatës Vatra në New York.
Z. Morinaj ka propozuar që të blehet parcela dhe të ndërtohet objekti i ri me hapsirat përcjellëse dhe infrastrukturën e nevojshme që do të plotësojnë nevojat për të mbuluar veprimtaritë patriotike, atdhetare e komunitare të Vatrës dhe do jenë në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA.
Z. Morinaj ka propozuar formimin e Komisionit Mbikqyrës dhe Koordinues në mënyrë që të gjitha procedurat të zhvillohen në transparencë të plotë si dhe objekti aktual i Vatrës të shëndrrohet në Muze, Arkiv e Bibliotekë Shkencore për Vatrën.
Z. Morinaj ka bërë donacione edhe më heret për Vatrën. Dashuria e tij për vendin dhe popullin mik amerikan ilustrohet më së miri me faktin se ai e pagëzoi djalin e tij të vogël me emrin Wesly Clark në shenjë respekti e mirënjohje për Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane që udhëhoqi fushatën ushtarake për lirinë e Kosovës.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra i është shumë mirënjohës filantropit dhe biznesmenit z. Kadri Morinaj dhe e siguron atë dhe opinionin publik se lokacioni dhe objekti i ri i Vatrës do të jetë krenari e komunitetit tonë dhe i mbarë kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al