Biznesmeni i akuzuar për trafik droge u arrestua duke lëvizur me makinë! Flet avokati: Hakmarrje e Ramës! Si familje na kanë shpallur si elementë të dyshuar kriminal

Oct 29, 2022 | 12:25
SHPËRNDAJE

Ilir Malindi, avokati dhe babai i Gentian Malindit, ka folur për mediat pasi gjykata la në fuqi masën arrest me burg ndaj biznesmenit, i akuzuar për trafik droge, dy ditë pasi ai u arrestua duke lëvizur me makinë në Vorë.

Ai hodhi akuza të forta duke deklaruar se arrestimi i të birit është hakmarrje e Ramës ndaj tij, teksa theksoi se “më kanë shpallur mua djalin, gruan, shërbimet tona të inteligjencës dhe policisë kriminale si element i dyshuar kriminal.”

Ilir Malindi: “Sot ishte seanca për verifikimin e vendimit të formës së prerë të datës 29 shtator 2019, mbi masën e sigurisë arrest me burg që ka dhënë gjyqtarja, për të verifikuar njëkohësisht edhe gjendjen e tij procedurale, juridike ku ndodhet. Prokurori kërkoi vazhdimin e masës së sigurisë dhe gjykata e la në fuqi.

Në datën 4 fillon seanca e rregullt dhe e gjitha kjo është skenar politik për arsye se unë shpeshherë kam kritikuar kryeministrin.

Ai nëpërmjet ish drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu u hakmor, jo kundër meje, se sa kundër djalit tim, nuk ekziston asnjë provë, e them me përgjegjësi penale. Është inskenim i Prokurorisë, SPAK që është pjesë e politikës shqiptare që sot drejton.

Pse nuk vetëdorëzua?

I vetmi vend në glob ku drejtësia shqiptare të arreston dhe më mbrapa të mbledh provat. Ka arritur shifra e të burgosurve 7800 dhe ky është suksesi më i madh i kësaj qeverie, si edhe largimi i qindra mijërave të tjerë. Nëse nuk shtrihet drejtësia, tek Kryeministri, ministrat gjithë këtij pushteti 30 vjeçar që shkaktoi këtë vend, nesër mund të keni fatin e djalit tim. Do luftojmë deri në Strasburg, të gjitha shkallët e drejtësisë. Është katastrofë.

Djali ka qëndruar në Shqipëri gjatë kësaj periudhë, dokumentet janë të rregullta, jo të falsifikuara. Se si janë nxjerrë është procedurë tjetër, e di më mirë Rama se çfarë bëjnë shërbimet informative.

Ka shtetësi kosovare?

Ka, por me emër tjetër. Dokumentet këtu nuk i ka përdorur, kanë dalë nga institucionet shtetërore kosovare, si kanë dalë është tjetër problem.

137 kg mund t’i ketë trajtuar vetë kryeministri ose ministri i  Brendshëm, ose drejtori i Plicisë, se në dosjen e Edvin Kondilit nuk ka një gramë, absolutisht, është fantazi.

Dorga është zëvendësuar me oriz?

Nëse prokuroria e Greqisë do e kishte kapur, procedimi do niste në Greqi. Këtu kanë ardhur dokumente nga Greqia për prokurorin Edvin Kondili, duke shkelur në mënyrë skandaloze nenin 5, është për t’u arrestuar jo djali im. Do kërkojmë të gjitha provat, do i nxjerrim. Deri tani kishim gjykim të shkurtuar, por meqë prokuroria vazhdon avazin e saj dhe kundërshton provat e reja jemi detyruar të kërkojmë gjykim të zakonshëm. Të gjitha provat janë kundër prokurorit.

Më kanë shpallur mua djalin, gruan shërbimet tona të inteligjencës dhe policisë kriminale si element i dyshuar kriminal, me fotografi të gjithë. Të dy djemtë, unë dhe gruaja, është çmenduri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura