Bledar Trëndafili tentoi të digjte me benzinë të shoqen, reagon ministri i Drejtësisë: Tronditëse dhe e patolerueshme! Autori të marrë ndëshkim shembullor

Sep 1, 2024 | 15:57
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rënë në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trendafili tentoi një ditë më parë të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili, 31 vjeç, me të cilën ishte në proces divorci.

manja

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Manja u shpreh se ngjarja e Korçë ishte tronditëse, dhe se një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje.

“Është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia! Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin.”, thekson ai.

Ndër të tjera, Manja shprehet se është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë.

“Ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje, është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!

Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë.

Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”, shkruan ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura