Blerina Gjylameti na ka treguar se në Parlament ka miq të mirë. Veç diskursit politik, që ajo përfaqëson si deputete e Partisë Socialiste, jashtë ajo ka miq edhe nga Partia Demokratike. Pasi ka përfunduar një seancë plenare të ngarkuar, edhe deputetja ka gjetur pak kohë për një bisedë të ngrohte me kolegët.
Gjylameti kishte zgjedhur që këtë herë të qëndronte me Fatmir Mediun dhe Vangjel Dulen, duke preferuar dy kolegë ‘rival’ për disa momente miqësore.
Ashtu edhe si duket nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, të tre deputetët duken shumë komod në shoqërinë e njëri-tjetrit, pa u shqetësuar aspak nga kolegët e tjerë që kalonin pranë, apo nga sytë e kureshtarëve që po ndiqnin këtë bisedë.
Të tre këta politikanë, kanë treguar se veç bindjeve politike që kanë në partitë e tyre, ruajnë edhe miqësi me palën tjetër, pas kaq shumë vitesh që bashkëpunojnë së bashku në Parlament, dhe jo vetëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al