Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është shprehur se programi i ndihmave IPARD nga Be për bujqësinë shqiptare, nuk është ndalur.
Komentet Krifca i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se pezullimi i fondeve është bërë me qëllim parandalimin e mashtrimit nga faktorë të brendshëm e të jashtëm.
Ajo tha gjithashtu se në asnjë fjalë të njoftimit të BE-së, nuk përmendej fjala korrupsion.
“Që Olaf nuk vjen në Shqipëri, nuk është lajm. Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si një masë preventive e përkohshme e ndërmjetme nga drejtoria e përgjithshme e bujqësisë në Bruksel. Kjo është bërë për parandalimin e mashtrimit nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm dhe aty nuk përmendet fjala korrupsion.
Mund të siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga AZHBR janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura janë cënuar, ose edhe për shkak të zhvillimeve të ndryshme, ne jemi të interesuar për të bashkëpunuar bashkë me OLAF për të zbatuar ato dhe për të korrigjuar veprimtarinë e institucionit. Programi nuk është ndaluar. Olaf ka nisur hetim për denoncimet.
Zbatimi i këtij program përmes strukturave të akredituara kërkon përmirësime të vazhdueshme, në një sektor që ka problematika të informalitetit. Një sukses i padiskutueshëm i këtij vendi nuk duhet të bëhet subjekt i konsumit politik. Nëse do i referohemi raportit të OLAF, vetëm nga 2 prej tyre ka pasir parregullsi. Janë vetëm disa nga vendet që janë gjetur problematika dhe secili prej tyre është detyruar të kthejë fondet në komision”, është shprehur Krifca.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al