Bllokuan qarkullimin e mjeteve tek “Ura e Kardhiqit”, policia procedon penalisht 3 blegtorë pas protestës

Jan 27, 2024 | 11:54
SHPËRNDAJE

Policia ka proceduar penalisht tre blegtorë që protestuan ditën e djeshme duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

4a8cd78d-0bf3-488b-a3fd-f9906d931eca

35-vjeçari me iniciale A. I.,  banues në Sarandë, 51 vjeçari me iniciale D. M.,  banues në fshatin Picar dhe 49 vjeçari me iniciale A. S., banues në fshatin Golem, akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit A. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, D. M., 51 vjeç, banues në fshatin Picar dhe A. S., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, këta shtetas organizuan një protestë, nga e cila u penguan lëvizja e mjeteve në këtë zonë”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura