Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për 3 protetuesit që u ndaluan nga policia për protestën e opozitës, e cila u zhvillua dy ditë më parë në mbarë vendin.
Tre protestuesit u ndaluan nga policia e Elbasanit pasi bllokuan rreth rrotullimin e Bradasheshit për gati 3 orë në Elbasan.
Në protestën e PD për mosbindje civile mori pjesë edhe Partia e Lirisë.
Një ditë pas protestës policia nisi hetimet për disa protestues dhe deputetë demokratë, pasi ata bllokuan qarkullimin rrugor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al