Bllokuan rrugën gjatë tubimit para Bashkisë së Tiranës, Policia kallëzon në Prokurori 6 protestues të opozitës

Jan 25, 2025 | 12:34
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka dërguar për ndjekje penale në Prokurori për 6 protestues të opozitës të cilët zhvilluan një ditë më parë tubimin e radhës para Bashkisë së Tiranës.

proteste bashkia tirane 1

Në materialin e referuar në Prokurori theksohet se përfaqësuesit e opozitës zhvilluan një protestë të paligjshme para Bashkisë së Tiranës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Më datë 24.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për shtetasit D. T., A. K., K. B., E. E., B. K., dhe T. B,  pasi para godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme”, theksohet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura