Blu, e verdhë dhe e bardhë/ Çfarë kuptimi kanë vendet e parkimeve me ngjyra

Oct 2, 2016 | 16:13
SHPËRNDAJE

Per te parkuar ne Tirane duhet te orientohesh nga ngjyrat dhe zonat ku ndodhesh. Blu, e verdhe dhe e bardhe janë tre ngjyrat qe përcaktojnë llojin e parkimeve, ndërsa tarifat ndryshojnë sipas zonave.95_big

Por me projektin e ri, rrugët e Tiranës do t’i shohim me shume  blu. Zona A qe përfshin qendrën dhe lagjet përreth saj deri ne kufirin e unazës, ka tarifat me te larta. Parkimi ne zonën B jashtë unazës kushton 50 leke ora, ndërsa zona C, ne lagjet me periferike, vendqëndrimi kushton 20 leke ora.

Te gjitha parkimet me pagese janë blu. Vijëzimet me ngjyre te verdhe tregojnë parkimet e dedikuara per taksitë dhe  subjektet private. Ndërsa ato me ngjyre te bardhe tregojnë vendqëndrimet e lira. Këto te fundit mund t’i ndeshim rralle dhe kryesisht ne zonat larg qendrës. Bashkia e Tiranës se shpejti do te nise aplikimin e kartës se rezidentit dhe fillimisht nga njësia me e madhe.

Banoret qe kane njësinë administrative ne kete zone te kryeqytetit do te pajisen me një pulle te personalizuar qe  vendoset ne pjesën e përparme te xhamit. Ne te do te shënohet targa e mjetit, numri i zonës, afati i vlefshmërisë se pullës dhe numri serial. Por kush e përfiton kartën e rezidentit dhe si do te merret ajo ?

Kjo kartë mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë, vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht: 1.

Certifikatë Familjare

2. Vërtetim Banimi.

3. Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë ose huapërdorjes.

4. Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti. 5.

Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti

6. Fotokopje e taksave vjetore të makinës.

7. Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Pasi banori te ketë siguruar pullën nga bashkia, ai do të ketë hapësirë parkimi në ¼ e zonës  brenda hapësirës ku është rezident, me përjashtim të sipërfaqeve dhe  rrugëve kryesore të përcaktuara me pagese. Por nëse rezidenti shkon ne nje zone jashtë njësisë se tij administrative, parkimi i tij do te behet  ose ne vijat e bardha te lira per parkim, ose tek vijëzimet blu me pagese. Pas projektit pilot ne njësinë 5, ky sistem parkimi do te shtrihet ne gjithë Tiranën. Karta e rezidentit do te jete me pagese dhe vlera e saj do te  varet nga afati i përdorimit  dhe numri i automateve per familje. /Vizion+/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura