Blutë sot në fushë, Ilir Daja drejton seancën e parë te Dinamo

Sep 4, 2024 | 9:28
SHPËRNDAJE

Pas dy ditësh pushimi të dhëna për lojtarët pas fitores me Elbasanin në kampionat, Dinamo i kthehet sot fushës së stërvitjes.dajaNë selinë e klubit në Arbanë do të drejtojë sot seancën e parë trajneri i ri, Ilir Daja. Ai do të ketë si ndihmës djalin e tij, Glen Daja, ashtu si te Ballkani. Në stafin teknik blu Daja gjen një mik të vjetër dinamovit, Ilir Bozhiqin, përgatitësin e portierëve të Dinamos dhe Kombëtares shqiptare.

Ekipi nis sot përgatitjet për derbin me Partizanin, i vlefshëm për javën e katërt të kampionatit. Në debutimin ndaj ish-skuadrës së tij, pasi para se të shkonte në Kosovë ka drejtuar pikërisht Partizanin, Daja nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Gudiabi, i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit.

Ndeshja luhet mesjavën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura