Granatë në shtëpinë e kreut të PD Pogradec, Berisha: Akt terrorist, nga urrejtja që mbjell Rama

Jan 6, 2014 | 19:13
SHPËRNDAJE

Sali Berisha

TIRANE- Një akt të shëmtuar terrorist e ka cilësuar ish kryeministri, Sali Berisha shpërthimin në banesën e kreut të Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Lipo.

Në një reagim në Facebook, ish kryeministri thekson se ky shpërthim shokues i stampës terroriste ndodh në klimën e urrejtjes që mbjell çdo orë dhe çdo ditë ndaj opozitës dhe drejtueseve të saj kryekreu Edi Rama.

“Ai deshmon lidhjet e fuqishme te Rames dhe qeverise Rama – Meta me krimin, lidhje qe qendrojne ne themel te degradimit me shpejtesi te rendit publik dhe sigurise ne vend, rritjes marremendese te kriminalitetit dhe trafiqeve kriminale.”- shkruan Berisha.

Berisha dënon aktin, ndërsa i bën thirrje organeve të drejtësisë të bëjnë çdo gjë për hetim të paanshëm dhe vendosjen para ligjit të autoreve dhe organizatorëve të këtij akti tejet të rëndë.

Edhe Partia Demokratike në një reagim të saj  tha se ngjarja e Pogradecit nxit klimën e dhunës ndaj opozitës.

“Partia Demokratike e konsideron shpërthimin e granatës në derën e shtëpisë së kryetarit të PD-së së Pogradecit, ku e gjithë familja e tij ishte prezent, si shenjë të pasigurisë së madhe publike, të rritjes së kriminalitetit në vend, dhe të lehtësisë me të cilën goditen përfaqësuesit e opozitës.”- thuhet në deklaratë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura